Festa me fund tragjik, dy të vdekur dhe një 5-vjeçar në koma

Festimet e tifozëve të “Albicelestes” për Botërorin, u prishën nga vdekja e një tifozi 24-vjeçari, i cili u rrëzua nga çatia. Megjithatë, festa u ndërpre për shkak të shqetësimeve të sigurisë për tifozët që hidheshin nga një urë në çatinë e autobusit të hapur që transportonte lojtarët e Argjentinës.

Një tjetër tifoz 22-vjeçar humbi jetën gjatë festimeve në qytetin Bahia Vlanca në provincën e Bueno Aires, kur një flamur të cilin ai e kishte hedhur mbi supe, u ngeci në rrotën e motoçikletës. Osкar Maciel u rrëzua nga motori, duke u mbytur nga shtrëngimi i flamurit në qafën e tij.

Gjtihashtu, një djalë 5-vjeçar është në koma për shkak të një dënimi të rëndë në kokë pas një incidenti në Plaza San Martin, ku po festonte triumfin e kombëtares së tij. “La Nacion” detajoi se një copë mermeri ra nga një monument gjatë festimeve, duke goditur fëmijën, i cili tani ndohet në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës njoftoi edhe për personin e parë të vdekur, i cili po festonte mbi një çati, e cila u thye dhe ai ra duke shkaktuar dëmtime fatale të cilit i morën jetën./abcnews/

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button