Festat e fundvitit, interesim i ulët për rezervime në Strugë dhe Ohër
Miki Trajkovski
Përkundër faktit se tani për tani rezervimet për aranzhimet e Vitit të Ri janë të numëruara në gishta, Agjencia për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit shprehet optimiste se Ohri dhe Struga gjatë festave të fundvitit do të jenë të mbushura me turistë.
“Pres që diku rreth 80-90% në festave e fundvitit të jetë kapacitetet të mbushura, ,e mysafir vendas dhe të huaj në Ohër. Për shkak të sojit të ri të virusit korona por edhe gjendjes me BE-në por edhe reduktimeve të caktuara në udhëtime si dhe protokollet që i kanë shtrënguar në mënyrë plotësuese masat, mendoj se në dhjetë ditët e fundit do kemi një numër më të madh të rezervimeve për festat e fundvitit”, deklaroi Ljupçoo Janeski-drejtor i Agjencisë për Promovimin e Turizmit.
Por hotelierët nuk mendojnë kështu. Për momentin, shumica e hoteleve ofrojnë vetëm aranzhime për fjetje dhe mëngjes, pa festë të organizuar për Vitin e Ri, për shkak të protokolleve ekzistuese të cilat parashikojnë shfrytëzimin e kapaciteteve vetëm 50%.
“Kur marrim parasysh të gjithë numrin e kapaciteteve në rajonin Ohër-Strugë, pritjet janë që kapaciteti i përgjithshëm të mos jetë më shumë se 50%. Në shumicën e hoteleve nuk do të ketë pritje të organizuara”, tha Kërste Bllazheski – Kryetar i HOTAM.
Problem serioz tani është krijuar me njoftimet e disa kompanive ajrore me buxhet të ulët, të cilat kanë paralajmëruar se do të anulojnë ose pezullojnë një pjesë të linjave ajrore drejt Maqedonisë dhe vendeve të rajonit.
“Sigurisht që do të ndikojë në sektorin e turizmit dhe udhëtimin e lirë të turistëve që duan të udhëtojnë në këtë periudhë të vitit. Për mendimin tim, kjo është për shkak të kufizimeve aktuale në BE, rreth virusit të ri të koronës”, u shpreh Ljupço Janeski-drejtor i Agjencisë për Promovimin e Turizmit.
Hotelierët kanë realizuar takim me operatorët turistikë nga Moldavia – turistët e parë nga ky vend priten nga viti i ardhshëm. /Alsat.mk








