Festat, qytetarët nisin përgatitjet

Gazetare: Ajnure Bafqari
Qytetarët po përgatiten për festat e fundvitit. Edhe përskaj çmimeve të larta tregjet vërshohen dhe çantat mbushen, pasi shumica e qytetarëve nuk duan të kursejnë kur bëhet fjalë për festat e fundvitit, dëshirojnë që ato t’i shënojnë sikurse çdo vit tjetër. Por disa të tjerë, për shkak të çmimeve të larta do të festojnë në mënyrë simbolike.
Portokaj, mish, sarma gjithçka që duhet nga nata e Krishtlindjes, gështenja, arra, gjithçka… – u shpreh një qytetar.
Po minimalisht, ashtu disi. ( Përse minimalisht) çfarë do të festojmë, duhet të festojmë që viti i vjetër të shkojë më shpejtë. Çfarë të them kjo është tragjedi, kjo nuk është për tu folur….”
Gjithçka është shtrenjtuar…04:02 Unë mendoj se do të stabilizohen nëse asgjë tjetër, shtrenjtim nuk do të duhej të ketë, por të stabilizohej do të ishte më elegante”, tha një qytetare.
Shitësit ankohen se nuk kanë punë, thonë se ishin përgatitur për më shumë shitje për festa, por krahasuar me vitet e kaluara, këtë vit është shumë më dobët.
Ne menduam se do të ketë diçka pak më mirë, por diçka poshtë e më poshtë është duke shkuar, sa u përket çmimeve çmimet janë shumë të ulëta por buxheti i popullit është shumë i dobët. Për momentin nuk ka punë, unë jam qe 4 ditë me këtë mall, punë nuk kemi. Në krahasim me vitet e tjera, para dy viteve kemi pas punë, kemi pas shitje,” u shpreh një shitëse.
Sivjet është shumë dobët nuk është si vitet e kaluara, shumë më dobët. ( A po përgatiten për festa) Shumë pak, shumë pak, nuk ka festime si vitet e kaluara, pak më dobët, tha një shitës.
Vitin 2022 qytetarët do ta mbajnë mend për krizë të madhe ekonomike dhe rritje të çmimeve të të gjitha produkteve. Ata presin stabilizim në vitin 2023. /Alsat.mk