Festoi me stilin “stop racizmit”, kartoni i kuq ndez debate

" "

Juventusi dhe Interi u ndanë ditën në paqe në aktin e parë të gjysmëfinales të Kupës së Italisë. Pasi Kuadrado shënoi golin e parë, Lukaku barazoi gjithçka në minutën e 95-të me anë të një 11 metërshi. Belgu festoi me stilin që nënkupton “stop racizmit” dhe këtë ia dedikoi tifozëve të Juventusit pasi më parë kishte marrë thirrje ofenduese ndaj tij.

Kjo gjë nuk u pëlqeu lojtërëve të Juventusit, tw cilat e rrethuan belgun duke i kërkuar të ndalte, por aty shpërtheu kaosi. Gjyqtari kryesor, Massa, ndëshkoi Lukakun me kartonin e dytë të verdhë vetëm për këtë festim, duke ngjallur më pas akoma edhe më shumë konfuzion dhe përplasje.

Ky ndëshkim ishte padyshim i pashpjegueshëm, pasi Lukaku të njëjtin festim e bëri edhe në golin e shënuar kundër Suedisë, disa ditë më parë dhe nuk u ndëshkua dhe nuk u konfliktua me asnjë nga lojtarët suedezë. Situata e mbrëmshme ka hapur një debat të madh pasi kartoni i dytë i verdhë për atë festim të Lukakut, solli pakënaqësi të madhe dhe një konfuzion.

 

LEXO EDHE:

Back to top button