Fetai kundërthënës: Me VLEN-in s’kemi mosmarrëveshje, por dallime thelbësore

Zv.kryeministri Arben Fetai, i cili prej kohësh është i “padukshëm” në aktivitetet e VLEN-it dhe në opinion, doli me reagim kontradiktor. Thotë se nuk ka mosmarrëveshje, por këmbëngul se ka dallime thelbësore. Jo buka, po kulaçi. Në reagimin e tij të gjatë porosit liderët e VLEN-it që të mos heshtin, ndërsa lë të kuptohet se e ka vuajtur ndarjen me zemër të thyer nga miku i tij i ngushtë, Arben Taravari.

Gazetar: Suad Bajrami

Zëvendëskryeministri Arben Fetai thotë se s’ka mosmarrëveshje, por ka dallime thelbësore sa i përket çështjes së udhëheqjes së VLEN-it, shkruan Alsat.

“Nëse me “mosmarrëveshje” nënkuptohet kundërshtimi im ndaj modelit të udhëheqjes së VLEN-it me dy kryetarë, atëherë po, kemi dallime thelbësore”.

Fjala mosmarrëveshje, Fjalori
Fjala mosmarrëveshje, Fjalori

Fshati që duket s’do kallauz. Fetai është kundërthënës me vetveten. Fjala mosmarrëveshje, në gjuhën shqipe ka kuptimin e njëjtë me “dallimin thelbësor”.

Por dallim thelbësor, siç do të dëshironte të thoshte Fetai ka pasur edhe brenda partisë, deri në shkallën që Azir Aliu, Mimoza Musa dhe Ilir Demiri i bashkuan forcat dhe më 2 mars morën primatin e ASH-së, duke e lënë Fetain pa potencë politike në qeveri. Prej atëherë koordinimi brenda VLEN-it bëhet nëpërmjet grupit Musa-Aliu-Demiri, ndërsa Fetai është zhdukur nga aktivitetet partiake.

Mungesa e tij së bashku me Fatmir Limanin, u vërejt në vizitën e kreut të VLEN-it më 7 mars në Prekaz dhe Prishtinë tek Albin Kurti, prej u dërgua porosi për unifikim të koalicionit në rrugën drejt shkrirjes në parti.

Fjala mosmarrëveshje, Fjalori
7 Mars, vizita e VLEN në Prekaz dhe Prishtinë

Nuk u pa edhe në iftarin e shtruar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa ashtu si Limani, mungoi edhe në iftarin e shtruar nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, të shtruar për funksionarët e VLEN-it.

Iftari i shtruar nga Bekim Sali për funksionarët e VLEN
Iftari i shtruar nga Bekim Sali për funksionarët e VLEN

Fetai vetëm disa ditë më parë dërgoi porosi thumbuese për liderët e VLEN-it, pasi ata pranuan si përfaqësues grupin e Aliut dhe Musës. Me shprehjen “Revolucioni i ha bijtë e vet”… dhe në fund ha kokën e vet”, Fetai porositë se kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri prej tyre mund të forcohet përkohësisht, por në fund, lëvizja ha kokën e vet. Postimin, e shpërndau në Facebook edhe Fatmir Limani, figura që është jashtë kontrollit politik të VLEN-it.

Thumbimin e vazhdoi edhe dje duke porositur liderët e Vlenit Mexhiti, Kasami, Qoku e Sali që të mos heshtin: “Folni burra, folni hapur publikisht siç e meritojnë qytetarët”. Madje i kujtoi ata se me zemër të thyer është ndarë nga miku i tij Arben Taravari dhe se ekzistenca e VLEN-it është varur nga ai dhe ASH./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button