Fetai: Shkojmë në Kavadar për të marë 3 pikë

Liga e Parë Futbollistike në Maqedonia, vazhdon garat në fundjavë me zhvillimin e ndeshjeve të javës së 18-të. Të shtunën do të zhvillohet takimi në mes Tikveshit dhe Shkëndijës në Kavadar. Vendasit në javën paraprake mundën Fc Shkupin me 6-0, ndërsa kuqezinjët vijnë në këtë përballje pas fitores 2-0 ndaj Struga Trim Lum.

“Ata në terrenin vendas janë shumë të mirë , ku edhe vet kam luajtur dhe e di që ata në terrenin vendas motivohen shumë dhe bëjnë lojë të mirë. Por, ne i kemi parasysh të gjitha, dhe shkojmë për fitore…Qasja duhet si çdoherë, motivim maksimal, qasja serioze dhe shkojmë për 3 pikë,” tha mes tjerash Imran Fetai, mbrojtësi i KF Shkëndija.

Të dielën zhvillohen dy takime, ku Rabotniçki takohet me liderin aktual, Vardarin, ndërsa Struga Trim Lum, në terrenin vendas sfidon Sileksin. Të dielën, Makedonija Gjorçe Petrov dhe Arsimi, në terrenin vendas mirëpresin FC Shkupin, respektivisht Brerën. Java e 18-të mbyllet të hënën, me sfidën në mes Bashkimit dhe Pelisterit, e cila do të zhvillohet në Kumanovë.

LEXO EDHE:

Back to top button