ESHS: Kostoja e jetesës në janar më e shtrenjtë për 3.2%
ESHS: Kostoja e jetesës në janar më e shtrenjtë për 3.2%
Kostoja e jetesës u rrit me 3.2% në janar krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave vërehet rritje e shpenzimeve për ushqim dhe pije joalkoolike për 5.2%, pije alkoolike, duhan 5.3%, kostot e kujdesit shëndetësor u rritën me pothuajse 3%. Rritje pati edhe të produkteve bujqësore me 3.2%. Nga statistika llogaritën gjithashtu se në bazë mujore pati rënie minimale të kostove prej 0.7%. Rënia e inflacionit në bazë mujore është për shkak të rënies së kostos së jetesës në transport me 9.3%, informacion, sport dhe kulturë me 1.5%, veshje dhe këpucë me 1.2%, kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme me 0.5%. /Alsat.mk








