Fetel rikthehet në Formula 1, synon vendin e Hamiltonit te Mercedesi!?

Të skuadra gjermane janë në mëdyshje nëse të sjellin një pilot me përvojë apo një të ri, pas largimit ët Hamiltonit te Ferrari në vitin 2025. Ata kanë britanikun tjetër Xhoxrh Rasell, i rritur në akademinë e Mercedesit, i cili do të duhet të mbajë mbi supe ekipin nga viti 2025.

Por kush mund ta zëvendësojë Luisin për t’u bashkuar me të? Nuk mungojnë alternativat, duke qenë se në fund të vitit skadojnë kontratat e Esteban Okonit, Aleksander Albonit, Pier Gaslit, Daniel Rikiardo-s, Karlos Sainzit dhe mbi të gjitha Fernando Alonso-s.

Por ka një tjetër skenar të bujshëm sipas të cilit Sebastian Fetel mund të rikthehet në garat në Formula 1 nga viti 2025, duke u ulur pikërisht në makinën Mercedesit. Katër herë kampioni i botës, i cili doli në pension në fund të vitit 2022 pas dy viteve zhgënjyese me Aston Martin, ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në garat e Formula 1.

Fetel ka patur kontakte me Audi, i cili do të bëjë debutimin zyrtar në vitin 2026, pasi të bëhet aksioner i Zauberit. Por gjermani tani mund t’i drejtohet edhe Mercedesin të paktën për një vit, duke qenë se vendi i Hamilton do të jetë i lirë. Lidhja midis Fetelit dhe Mercedesit u hipotezua edhe në vitin 2020, kur Ferrari nuk e rinovoi kontratën e tij, por Toto Volf mori Rasellin.

LEXO EDHE:

Back to top button