Limoni 285-vjeçar shitet në një ankand për 1.780 dollarë

Limoni 285-vjeçar shitet në një ankand për 1.780 dollarë

Një limon i cili besohet të jetë 285-vjeçar është gjetur në pjesën e pasme të një sirtari të vjetër në një kabinet. I njëjti është shitur për 1.780 dollarë në Angli.

Një specialist po fotografonte dollapin për shitje kur limoni u zbulua në pjesën e pasme të një sirtari.

Fruti kishte të shkruar një mesazh: “Dhuruar nga P Lu Franchini më 4 nëntor 1739 për zonjushën E Baxter”.

Shtëpia e ankandeve vendosi ta shesë limonin e më pas zyrtarët u befasuan me ofertën e lartë prej 1.780 dollarësh.

LEXO EDHE:

Back to top button