Rekord i ri: Oqeanet e botës arrijnë temperaturën më të lartë

Oqeanet e botës më të ngrohta se kurrë më parë, që nga fillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të BE-së Kopernikus temperatura mesatare globale e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius. Zakonisht temperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prill, pra pas verës në hemisferën jugore.

Rekordi i mëparshëm prej 21,09 gradësh ishte regjistruar në mars të vitit 2024. Sipas ekspertëve rekordi i ri është kryesisht pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe e qymyrit. Temperaturat më të larta të detit rrisin gjithashtu rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit. Një oqean më i ngrohtë çliron më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, gjë që mund të shkaktojë reshje më të dendura dhe stuhi më të fuqishme.

LEXO EDHE:

Back to top button