El Nino i paprecedentë, 2027 mund të jetë viti më i nxehtë
Fenomen i fuqishëm El Nino që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor, mund të jetë më i forti i regjistruar në historinë moderne. Ekspertët thonë se El Niño pritet të rrisë ndjeshëm temperaturat globale dhe, i kombinuar me ngrohjen e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, mund ta bëjë vitin 2027 si më të nxehtin e regjistruar ndonjëherë.
Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar thotë se nuk ka parë më parë një sinjal kaq intensiv në parashikimet e saj. Temperaturat e sipërfaqes së detit në një zonë të Paqësorit janë aktualisht më shumë se 2 gradë Celsius mbi normalen, ndërsa parashikimet tregojnë se anomalia mund të kalojë 3 gradë në muajt e ardhshëm. Kjo do ta bënte ngjarjen të paprecedentë në të dhënat që nga viti 1950.
Pasojat mund të ndihen në mbarë botën. Në Indi reshjet janë nën normalen, ndërsa aktiviteti i uraganeve në Atlantik është aktualisht më i ulët. Britania e Madhe, ndërkohë, mund të përballet me një vjeshtë më të lagësht dhe me më shumë stuhi. El Nino është një fenomen natyror që shfaqet zakonisht çdo dy deri në shtatë vjet. Dobësimi ose ndryshimi i erërave të tregtisë lejon që ujërat e ngrohta të zhvendosen drejt lindjes së Paqësorit. Nxehtësia e grumbulluar në oqean çlirohet në atmosferë, duke ndikuar në temperaturat globale dhe modelet e reshjeve. Pasojat mund të ndihen në shumë pjesë të botës. /Alsat.mk








