Të paktën 10 të vrarë gjatë një sulmi në stacionin policor në Pakistan

Të paktën 10 të vrarë gjatë një sulmi në stacionin policor në Pakistan

Të paktën 10 policë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm që ndodhi të hënën nga militantët në një stacion policie në veriperëndim të Pakistanit, tha policia, ndërsa dhuna u përshkallëzua përpara zgjedhjeve të përgjithshme këtë javë.

Raportohet se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, militantët sulmuan stacionin e policisë dhe më pas hynë në ndërtesë, thanë oficerët e policisë në rajonin Draban të Pakistanit në provincën Khyber-Pakhtunkhwa.

“Pasi hynë në ndërtesë, terroristët përdorën granata dore që shkaktuan më shumë viktima në polici,” tha Malik Anees ul Hassan, zëvendës mbikëqyrës i policisë në Draban, raporton Reuters.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte pas sulmit dhe nëse kishte lidhje me zgjedhjet.

Një kandidat i asamblesë kombëtare u qëllua për vdekje të mërkurën diku tjetër në Khyber-Pakhtunkhëa. Në të njëjtën ditë, një tjetër lider politik u qëllua për vdekje në zyrën zgjedhore të partisë së tij në provincën Balochistan.

LEXO EDHE:

Back to top button