FFK: Mbani biletat edhe pas ndeshjes

Federata e Futbollit të Kosovës u kërkon poseduesve të biletave për ndeshjen kundër Spanjës, që t’i ruajnë ato edhe pas ndeshjes.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se biletat duhet të ruhen edhe pas ndeshjes nga të pranishmit në stadion, që t’i kenë si dëshmi pas ndeshjes Kosovë – Spanjë për lëvizje gjatë orës policore.

Kosova ndeshet sonte me Spanjën në Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin në Katar.

LEXO EDHE:

Back to top button