FFK shkarkon drejtorin sportiv, Eroll Salihun

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka konfirmuar se është shkarkuar nga funksioni i drejtorit sportiv dhe këshilltarit të lartë ligjor, Eroll Salihu.

Në vendimin e plotë të lëshuar thuhet se Salihu fyu dhe shpifi për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Po me ndalim të kryerjes së funksioneve, ai u dënua edhe me të holla prej 200 euro që do ta paguajë për 8 ditë. Pos tij, u dënuan edhe drejtorët sportivë të Drenicës dhe Dritës, Taulant Dajakaj dhe Valon Zymeri. /Lajmi.net

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button