FFM anulon hedhjen e shortit, 2 skuadrat kanë afat deri më 26 korrik !

Shorti për Ligën e Parë, Ligën e Dytë dhe Kupën e Maqedonisë, sërish është anuluar, pasi që skuadrat e Vardarit dhe Voska Sportit, nuk kanë dokumentacionin e plotë për të marë licencën e garimit dhe lejen për të garuar në elitën e futbollit vendor.

Sipas rregullorës së UEFA-s, duhet të gjithë klubet të kenë dokumentacionin e plotë dhe pastaj Federata të jep dritë jeshile për licencat e garimit.

FFM vazhdoi afatin e aplikimit disa herë, pasi që skuadrat e tjera kanë plotësuar kushtet e kërkuara të aplikimit, andaj mbetet vetëm këto dy skuadrat, të cilat së fundmi kanë mësuar edhe afatin përfundimtar.

Që të dy ekipet, duhet deri më 26 korrik të plotësojnë dokumentacionin e kërkuar. Në të kundërtën nuk do të kenë të drejtë të garimit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button