FFM, barë artificial në kompleksin e KF Akad.Pandev

Federata e Futbollit të Maqedonisë, në bashkëpunim me UEFA-n, përmes programit “Hat Trick III”, për përmirësimin e infrastrukturës sportive, ka filluar me ndërtimin e terrenit me barë artificial në kuadër të kompleksit të KF Akademia Pandev. FFM firmosi kontratë me komunën e Strumicës dhe KF Akademia Pandev, si pjesë e kompleksit futbollistik të qytetit të Strumicës.

Në perudhën e kaluar, FFM me mjetet e “Hat Trick”-ut, programit të UEFA-s ka finansuar vendosjen e terrenit të ri me barë dhe sistemin e ujitjes në stadiumin “Goce Delçev” në Prilep, duke vendosur edhe ndriçim të ri.

Së shpejti, FFM do të lëshojë në përdorim tribunën e re të stadiumit në Çair, dhe do të përgatit në tërësi terrenin e ri në stadiumin e Renovës në Xhepçishtë, ndërsa pritet të finalizohet edhe stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir.

LEXO EDHE:

Back to top button