FFM gjobitet për fishkëllimin e himnit të Bullgarisë

Federata e Futbollit të Maqedonisë është gjobitur me 14 mijë euro për fishkëllimin e himnit kombëtar të Bullgarisë, në sfidën në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, të zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

UEFA konfirmoi dënimin në vlerë prej 10.000 euro për fishkëllimin e himnit të Bullgarisë dhe shtesë prej 4.500 euro për hedhjen e sendeve në fushë, për sfidën e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup më 26 shtator.

Kujtojmë se Todor Todoroski, futbollisti i Maqedonisë, i cili u ndëshkua me karton të kuq, do të duhet të pauzojë me një ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button