FFM, premio 4.5 mln euro për fitore ndaj Portugalisë!
Futbollistët e Maqedonisë do të kenë një motiv shtesë për fitore ndaj Portugalisë në sfidën e plej offit për Botërorin “Katar 2022”, pasi që drejtuesit e Federatës së Futbollit kanë premtuar plot 4.5 milion euro!
Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtuesit e FFM-së, të cilët besojnë se me këtë premio do të motivojnë futbollistët që të shënojnë një rezultat historik dhe për të here të parë në historikun e futbollit në Maqedonisë, të jenë në mesin e pjesëmarrësve të Botërorit në “Katar 2022”.

Ditë më parë edhe kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski në prag të nisjes për në Porto, premtoi premio prej 500 mijë euro, në rast të kualifikimit në “Katar 2022”.
Tani futbollistët kanë 5 milion arsye që të japin maksimumin dhe të kapin biletën e Botërorit “Katar 2022”.







