FFM vë në përdorim terrenin në Strumicë me barë artificial

Federata Futbollistike e Maqedonisë në Strumicë edhe zyrtarisht ka vënë në përdorim terrenin më modern me barë artificial, që i dedikohet skuadrës së Ligës së Parë, Akademia Pandev. Projekti për krijimit të terrenit artificial ka kushtuar rreth 280 mijë euro, mjete të cilat janë siguruar nga program “Het Trik” i UEFA-s.
“Jemi të sigurtë se investimi në infrastrukturë do të mundësojë klubeve të vendosin qëllime të reja, të cilat janë suksese për to, por edhe përfaqësuesen e Maqedonisë. Andaj investojmë në gjithë rajonet e shtetit. Duam të ndihmojmë të gjithë, ndërsa qëllimi ynë është që të investojmë te klubet dhe komunat, për të krijuar qëndra të futbollit,” ka thënë me këtë rast presidenti FFM-së, Muamed Sejdini.
Në hapjen zyrtare të terrenit të Akademia Pandevit, përpos përfaqësuesve të FFM-së, ishte edhe e kryetari i komunës së Strumicës, Kosta Janeski dhe Martin Alagjazoski nga Akademia Pandev.