FIA, reforma të reja për motorët nga viti 2026

FIA, reforma të reja për motorët nga viti 2026

Këshilli Botëror i Sportit Motorik FIA ka miratuar rregullore të reja për motorët e Formula 1, të cilat pritet të hyjnë në fuqi në vitin 2026, duke hapur kështu rrugën për prodhuesit e rinj të motorëve si shembulli “Porsche”.  Konkretisht, nga viti 2026, motorët e Formula 1 do të përdorin 100 për qind karburante të qëndrueshme dhe do të kenë një rritje të konsumit të energjisë elektrike deri në 50 për qind krahasuar me nivelet aktuale, njoftoi FIA. Për të vazhduar dinamizmin e garave, motorët do të kenë performancë të ngjashme me modelet aktuale me djegie të brendshme me fuqi të lartë, me shpejtësi të lartë, por me rrjedhje të reduktuar të karburantit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button