Qeveria miraton vendimin, 66 milion denarë për kanalin e Haraçinës

Qeveria miraton vendimin, 66 milion denarë për kanalin e Haraçinës

Qeveria në seancën e sotme me propozim të Ministrisë së Ambientit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka miratuar vendimin për rregullimin e kanalit të ujërave të zeza në komunën e Haraçinës. Sipas vendimit, faza e parë parasheh realizimin e procedurës për furnizim publik për rregullimin e kanalit qarkor në këtë komunë. Për këtë projekt infrastrukturorë për banorët e Haraçinës janë paraparë rreth 66 milionë denarë. Veç kësaj, qeveria ka miratuar edhe vendimi për dëmshpërblimet e bujqve për dëmet nga vërshimet në 2016, 2017 dhe 2018 në vlerë prej 10 % të dëmit të shkaktuar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button