FIBA përjashtoi përjetë gjyqtarin kosovar

FIBA e dënoi me burgim të përjetshëm arbitrin kosovar Daut Mehmeti për shkelje të basteve të paligjshme dhe trukime ndeshjesh.

Gjyqtari kosovar, Daut Mehmeti, është ndëshkuar me pezullim të përjetshëm nga FIBA për shkeljen e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore, ka bërë të ditur Federata Botërore e Basketbollit. Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj gjyqtarit kosovar.

Arsyeja që ka sjellë dënimin për arbitrin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për t’i gjykuar. Njoftimi për sanksionin përmend një pezullim nga kryerja e këtij funksioni dhe një ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave./Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button