Fidanovski: Thirrjet antishqiptare duhet të gjykohen fuqishëm

Fidanovski: Thirrjet antishqiptare duhet të gjykohen fuqishëm

Thirrjet e fundit antishqiptare të një grupi tifozësh sipas politikologut Kristjan Fidanovski i ftuar në “Programi 200”,  tregojnë qartë se akoma nuk jemi të gatshëm që të bisedojmë në mënyrë kritike, me sinqeritet dhe objektivitet për marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Sipas tij përbërja e reprezentacioni me futbollist të nacionaliteteve të ndryshme, jep shpresë për një të ardhme më të mirë, shkruan Alsat.

“Thirrjet që po i theksoni duhet të gjykohen fuqishëm…Megjithatë akoma nuk jemi të gatshëm që të bisedojmë në mënyrë kritike, me sinqeritet dhe objektivitet për marrëdhëniet ndëretnike. Në rast se reprezentacioni vazhdon të shënojë rezultatet të këtilla të mira, kuptohet se futbollistët shqiptar, por edhe të etnive tjera janë kyç në këtë reprezentacion, atëherë ky reprezentacion është treguesi më i mirë për marrëdhëniet e mirë ndëretnike në shtetin tonë. Atëherë nëse jemi optimist, do të vije deri tek transformimi pozitiv”, tha Kristjan Fidanoski, Politolog, Doktorant në Universitetin e Oksfordit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button