FIFA befasohet, Japonia hjek dorë nga Botërori i klubeve

Kombëtarja e Japonisë i ka komunikuar zyrtarisht FIFA -s se heq dorë nga organizimi i Kupës së Botës për Klube 2021, i programuar për t’u zhvilluar nga 9 deri më 19 dhjetor. Në bazë të vendimit, i cili i ndërlikon në mënyrë të konsiderueshme planet për turneun, masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë, e bën të pamundur praninë e publikut në stadiume e për rrjedhojë kufizon ndjeshëm edhe të ardhurat për për organizatorët.

Japonia një muaj më parë organizoi Olpimpadën “Tokio 2020”, i shtyrë një vit nga pandemia, event që ka shkaktuar një vrimë të madhe financiare, për shkak të kufizimeve dhe mospranisë së publikut. FIFA-s tani duhet të hartojë shpejt një plan B për të shpëtuar edicionin 2021 të turneut prestigjioz, ku në këtë edicion do të marrin pjesë plot 24 skuadra.

Pasi Japonia të largohet nga skena, në fakt, organi më i lartë i futbollit do të duhet të gjejë një vend alternativë, përndryshe do të detyrohet ta anulojë Botërorin për Klube me formulën aktuale e që në dy edicionet e fundit u zhvillua në Katar.

LEXO EDHE:

Back to top button