FIFA edhe zyrtarisht në “luftë” ndaj Superligës elitare

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, tani edhe zyrtarisht u kanos ndaj klubeve dhe futbollistëve, të cilët do të marrin pjesë në Super Ligën e klubeve evropiane. Në kumtesën zyrtare potencohet se gara e vetme ndërkombëtare është Botërori i klubeve të futbollit, dhe se secili që do të luajë në Super Ligën e Evropës, do të pezullohen.

 

 

Për shkak të spekullimeve në mediat rreth krijimit të Super Ligës së Evropës, nga disa skuadra evropiane, FIFA dhe strukturat e tjera të larta të futbollit ndërkombëtar edhe njëherë paralajmërojmë se kjo garë nuk do të pranohet. Secili klub që do të merr pjesë në këtë garë, nuk do të mund të luajë në garat e organizuara nga FIFA,” thuhet në kumtesën zyrtare.

 

Kumunikata është firmosur nga presidenti I FIFA-s, Xhani Infantino, që edhe njëherë konfirmoi se është kundër formimit të një garë tjetër evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button