FIFA kërkon nga kombëtaret pjesëmarrëse të mos e kritikojnë Katarin

Fokusohuni vetëm te futbolli. Ky është kuptimi i letrës së FIFA-s, drejtuar drejtuesve të 32 federatave pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit, që do të nisë të dielën më 20 nëntor, me ndeshjen hapëse mes mikpritësve të Katarit dhe Ekuadorit. Kjo letër u nënshkrua nga presidenti Gianni Infantino dhe sekretarja e përgjithshme Fatma Samoura.

“Futbolli le të jetë në qendër të skenës” – është mesazhi që përmban letra. Kishte një kërkesë të qartë për të shmangur polemika të natyrës politike apo referenca ndaj tensioneve ndërkombëtare. Vetëm në orët e fundit, të njëjtin mesazh ka dërguar edhe trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp.

Duke folur në një ceremony, ku mori çmimin “Liria e Liverpool-it”, trajneri gjerman ishte kundër ngarkesës të cilët e kanë lojtarët

“Nuk më pëlqen fakti që lojtarët tani pritet të bëjnë diçka politike. Ata shkojnë në Katar për të luajtur futboll dhe kjo është e drejtë”.

Së fundi ka pasur kërkesa publike nag persona të funksioneve të ndryshme për ta përjashtuar Iranin nga “Katar 2022” për shkak se po shkel protestat e grave për të drejtat e tyre. Në të njëjtën linjë ishte edhe presidenti i Ukrainës, Vlodimir Zelensky, i cili kërkoi nga FIFA të përjashtohet Irani nga Kupa e Botës e këtij viti, sepse po furnizon me dronë të rrezikshëm Rusinë, të cilët më pas përdoren ndaj të pafajshmëve ukrainas.

LEXO EDHE:

Back to top button