FIFA: Rreth 6 miliard paund janë harxhuar në merkato

Një shifër rekord prej 5.9 miliardë paundësh u shpenzuan në merkaton e kësaj vere nga qershori në shtator, në të gjithë botën ka njoftuar FIFA në raportin e saj. Organi më i lartë i futbollit në Evropë publikoi raportin e vetë ndërkombëtar të transferimeve të premten, pasi analizoi një tjetër verë të ngjeshur në merkato.

FIFA zbuloi se pothuajse 6 miliardë paund u shpenzuan për tranferimet e verës midis 1 qershorit dhe 1 shtatorit, gjë që thyen rekordin e mëparshëm botëror të vendosur në 2019.

Padyshim kampionë janë anglezët e Premier Ligës, të cilët shpenzuan 1.6 miliardë paundë, duke lënë pas Pro Ligën Saudite me 701 milionë paundë, francezët e Ligue 1 me 689 milionë paundë, Bundesliga-n gjermane me 611 milionë paund, Serie A italine me 570 milionë paundë dhe La Liga-n spanjolle me 325 milionë paund.

Rekordi i shpenzimeve globale këtë verë ishte 47% më i lartë sesa në vitin 2022 dhe 26.8% mbi rekordin e mëpërparshëm, ai i vendosur në vitin 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button