FIFA shpall fituesit për disa kategori të rëndësishme

Sonte në mbrëmje, në orën 21:00, FIFA do të ndajë çmimet më të mira për vitin kalendarik 2022. Çmimi në të cilin e gjithë bota i ka sytë është te lojtari më i mirë për meshkuj. Finalistë për të të fituar këtë çmim janë: Karim Benzema, Kilian Mbappe dhe Lionel Messi.
Gjithashtu do të ndahet edhe çmimi për trajnerin më të mirë, ku Karlo Ançeloti, Pep Guardiola dhe Lionel Skaloni sfidojnë njëri tjetrin.
LOJTARI MË I MIRË PËR MESHKUJ: Benzema, Mbappe, Messi
LOJTARI MË I MIRË PËR FEMRA: Mead, Morgan, Putellas
PORTIERI MË I MIRË PËR MESHKUJ: Bounou, Courtois, Martínez
PORTIERI MË I MIRË PËR FEMRA: Berger, Earps, Endler
TRAJNERI MË I MIRË I MESHKUJVE: Ancelotti, Guardiola, Scaloni
TRAJNERI MË I MIRË I FEMRAVE: Bompastor, Sundhage, Wiegman
ÇMIMI PUSKAS: Oleksy (Warta Poznan), Payet (OM kundër PAOK), Richarlison (Brazil kundër Serbisë)/abcnews/