VIDEO/Momenti kur trajneri Ten Hag harron trofeun e “Carabao Cup”

Man. Junajtedi mposhti 2-0 Njukasëllin në finalen e “Carabao Cup”. Për trajnerin Erik Ten Hag ky është trofeu i parë si trajner i “Djajve të Kuq”.

Gjithsesi, pas ndeshjes ka patur një moment shumë të veçantë, tepër komik, pasi trajneri Ten Hag ka harruar trofeun në sallë pas konferencës për shtyp me gazetarët.

Pasi u përgjigjet pyetjeve, trajneri i Man. Junajtedit çohet dhe niset për t’u larguar, duke lënë trofeun mbi tavolinë. Një gazetar i thotë se ka harruar trofeun dhe Ten Hag rikthehet për ta marrë. Duket se trajneri i Man. Junajtedit po mendom që tani për trofeun e radhës…

 

LEXO EDHE:

Back to top button