Filipçe: Akoma është herët për të hequr maskat mbrojtëse

Gjatë javës së ardhshme Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse do të diskutojë nëse qytetarët e vaksinuar me dy doza të vaksinave anti COVID do të lirohen nga mbajtja e detyrueshme e maskës nga ambiente të mbyllura dhe të hapura. nga mbajtja e maskës. Megjithatë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se ende është herët për heqjen e maskave për të vaksinuarit. Sipas tij derisa numri i të vaksinuarve nuk është i lartë, kjo masë qytetarëve nuk do ju shërbente për të mirë.

Mendoj se ende është herët të rekomandohet heqja e maskave në ambiente të mbyllura. Unë personalisht konsideroj kështu, megjithatë do ta dëgjojmë dhe qëndrimin e ekspertëve epidemiologë dhe të tjerëve në Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe tjerëve jashtë Komisionit nëse ky rekomandim duhet të mbetet edhe më tej – deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë procesi i vaksinimit është duke vazhduar. Deri të hënën do të vaksinohen të gjithë ata të cilët janë paraqitur në faqen vakcinacija.mk deri më 30 prill.

Të rinjtë mund të presin një kohë më të gjatë për tu vaksinuar sepse konsiderojmë se prioritet janë qytetarët më të moshuar. Në disa komuna ku numri i qytetarëve më të moshuar ka qenë i ulët, janë vaksinuar moshat më të reja këtë periudhë. Këtu është diskrepanca. Në fillim të javës vendosëm që ky kufi sipas moshës të jetë mbi 40 vjeç dhe ata më të rinj se kjo moshë, do presin më gjatë deri sa t’u radha – u shpreh Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë me arritjen e 40.000 dozave të vaksinës Astra&Zeneca, 24 mijë do të shfrytëzohen për rivaksinim, ndërkaq 10 mijë qytetarë të tjerë mbi 70 vjeç të cilët janë paraqitur online do të vaksinohen me pjesën e mbetur. Të shtunën pritet të arrijnë rreth 100.000 doza të vaksinës Sinofarm donacion përmes armatës kineze. Deri më tash janë vaksinuar rreth 150.000 qytetarë ku rreth 30.000 prej tyre me dy doza. Janë paraqitur për tu vaksinuar mbi 330.000 persona.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button