Filipçe: Greenpass-i për Covid-19, në përputhje me kriteriumet e BE-së

I pyetur nëse certifikatat elektronike për Covid-19 janë në përputhshmëri me kërkesat e vendeve të BE-së, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë plotësuar të gjitha kriteriumet dhe se vendi po përgatit të ashtuquajturin greenpass me çka qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së, transmeton Alsat.

“Është me rëndësi që ne të jemi të gatshëm dhe t’i kemi të gjitha të dhënat nga të gjitha testimet e mundshme, derisa e dimë cilat janë ato, vaksinimi, PCR testi ose testi i antitrupave si dëshmi për posedim të imunitetit, nuk ka se çfarë të kërkohet tjetër për udhëtim. Me rëndësi është që përveç këtyre dokumenteve në formë të letrës, ta bëjmë edhe aplikacionin që çfarëdo që të kërkohet për qytetarët tanë gjatë udhëtimit në cilindo vend, ne të jemi të përgatitur”, tha ministri Filipçe duke shtuar se gjatë javës së ardhshme do të nis shpërndarja e Greenpassit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button