Filipçe: Inkurajon numri i lartë i pacientëve të shëruar nga Kovid-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se numri i lartë i të shëruarve nga Kovid-19, është moment inkurajues. Ai njoftoi edhe për kapacitetet spitalore.

“Ajo që inkurajon, po rritet numri i të shëruarve, kohëve të fundit kemi regjistruar numër të lartë të të shëruarve si në kushtet shtëpiake po ashtu edhe të atyre që janë të shtrirë në spital. Sa i përket kapaciteteve të spitaleve, afro një mijë shtretër. Në Shkup kemi punuar në zgjerimin e kapaciteteve, me çrrastë janë siguruar afro 200 shtretër për të sëmurët nga Kovid-19. Presioni ndaj spitaleve është i madh, edhe pse ka shtretër të lirë në të gjitha spitalet, si në: Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir, Gostivar dhe qytetet tjera. Epidemia ka arritur majën para një jave”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ministri Filipçe gjithashtu u shpreh se lajme të mira vijnë sa i përket vaksinës.

Ndërkohë derisa komentoi akuzat e opozitës për mungesë të oksigjenit dhe shtretërve të lirë, Filipçe tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Rasti në Manastir është hetuar, po përgatitet raporti i cili menjëherë pasit të jetë gati do ta prezantojmë në opinion. Nuk janë të vërteta akuzat e liderit opozitarë sepse ka shtretër të lirë dhe ka oksigjen”, tha Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button