Filipçe: Masat kufizuese, vetëm për të pavaksinuarit

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid 19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 47 infektuar. Pas Shkupit, Tetova sërish regjistron numrin më të madh të rasteve të reja. Autoritetet shëndetësore thonë se po e ndjekin situatën, ndërsa për momentin nuk mendojnë për rivendosjen e ndalesave. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përsëriti se kufizime do ketë vetëm për personat të cilët nuk do të vaksinohen. Sipas tij, kjo do të ishte mbrojtja më e mirë e shëndetit publik.

 “Nuk do kemi mundësi tjetër përpos të vendosim ndonjë farë lloj kufizimi. Për masat jemi ne bisedime, dhe do bisedojmë me qëllim që ta mbrojmë popullatën, ndërsa masat do të vlejnë për personat e pa vaksinuar. Ne do ta mbrojmë shëndetin publik me vendosjen eventuale të masave, aty ku do ketë mbledhje masive. Për masat konkrete do të bisedojmë më hollësisht në muajin gusht”- deklaroi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë vazhdon procesi i vaksinimit. Gjatë ditës së djeshme numri i të vaksinuarve në vend ka kaluar mbi 500.000. Vetëm dje janë vaksinuar 13 810 persona, prej të cilëve me dozën e parë janë vaksinuar 4.098 persona. Me dy doza deri më tash janë vaksinuar mbi 360.000 qytetarë. Mbi 20.000 persona janë vaksinuar në terren.

 “Javën e shkuar kishim interesim mesatarisht të lartë për vaksinim që konsideroj se është shumë mirë dhe shpresoj se ashtu do ecë. 2:30 Në këtë moment mendoj se kemi përqindje më të lartë të të vaksinuarve krahasuar me shumë vende të rajonit madje dhe të kësaj pjese të Evropës”- pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në dispozicion të qytetarëve për momentin janë vaksina Pfizer, Asta&Zeneca dhe ajo kineze Sinovak. Për tu arritur imuniteti kolektiv e nevojshme është të vaksinohet 70-80 % e popullatës.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button