Filipçe nesër takohet me Trupin Koordinues për vaksina kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nesër do të realizojë takim pune me Trupin Koordinues për vaksina kundër Covid-19 që do të sigurohen përmes COVAX mekanizmit.
Lexo edhe: Si do të funksionojë zinxhiri për furnizim me vaksina kundër Covid-19?
Ministria e Shëndetësisë njofton se në takim do të diskutohet për strategjinë për imunizim me vaksinë kundër Covid-19 si dhe për pranimin dhe shpërndarjen e vaksinës, respektivisht për kategoritë e qytetarëve që do të marrin të parët vaksinën si dhe për procedurën e vaksinimit.
Në takim priten të shqyrtohen edhe përvojat e vendeve evropiane në lidhje me strategjinë logjistike për shpërndarje të vaksinës.