Filipçe: Numri i të infektuarve shënon rënie

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se numri i të infektuarve me Kovid-19 po shënon rënie. Sipas tij gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar afro 890 raste të reja. Filipçe gjithashtu njoftoi se gjatë ditës do të realizoj takime me disa kryetar komunash, si atë të Tetovës, Manastirit, Shtipit, Kavadarit etj, për të shqyrtuar mundësin e hapjes së pikave të vaksinimit masiv.

“Pas përfundimit të vaksinimit të masës kritike vazhdon vaksinimi i qytetarëve në moshë. Sot në ora 14:30 kemi mbledhje me 6 kryetarë komunash, Kumanovë Shtip, Kavadar, Manastir dhe Tetovë që të mund të hapim pika për vaksinimi masiv. Sot sërish kemi ulje të numrit të të infektuarve, diku afro 890”, tha Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button