Filipçe përgënjeshtron lajmin se vaksinat SputnikV kanë mbërritur nëpërmjet një ndërmjetësuesi serb

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka përgënjeshtruar lajmin se vaksinat ruse SputnikV kanë mbërritur në vendin tonë nëpërmjet një ndërmjetësuesi nga Serbia. Ai shkruan në profilin e tij në fejsbuk se komunikimi me fondin investues rus zhvillohet në komunikim të drejtpërdrejtë me kompaninë dhe jo me ndërmjetësues.

“3.000 vaksinat e para kanë arritur menjëherë pasi që MSH e ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim të 200.000 vaksinave nga prodhuesi i vaksinës Sputnik V. Për furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19, pa dallim nëse bëhet fjalë për Spunik V, Sinofarm, AstraZeneka ose Fajzer, ose mekanizmit Kovaks, shteti ynë e ka paguar çmimin e vaksinës së ofruar nga prodhuesi, nuk ka kurrfarë provizione për asnjë furnizim të vaksinave kundër Kovid-19. Këto lajme të rrejshme kanë për qëllim që ta prishin procesin e furnizimit të vaksinave”, shkruan Filipçe.

Paraprakisht, një serb i cili jeton në Zvicër, në një deklaratë për Al Xhezeira, ka thënë se është ndërmjetësues për vaksinat ruse Supnik V për Maqedoninë e Veriut. Përskaj për vendin tonë, ai ka deklaruar se është ndërmjetësues edhe për BeH, Algjerinë dhe Bullgarinë.

LEXO EDHE:

Back to top button