Filipo Inzagi optimist se mund të sjell befasi tjetër

Trajneri i Benevento, Filipo Inzagi, mezi pret të drejtojë skuadrën e tij ndaj AC Milanit, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.

“Kjo më duket pak si loja kundër Lacio, kur unë u ndesha kundër vëllait tim Simone. Të gjithë e dinë se sa e dua Milanin dhe mendoj se kjo ndjenjë është e ndërsjellë me tifozët e ‘Rossonerëve’. Siç themi në këto situata, ne do të jemi rivalë për 90 minuta dhe pas kësaj unë mund të kthehem të jem tifozi numër një i Milanit. Unë u thashë lojtarëve të shijonin këto mundësi, sepse një vit më parë ishim në Serie B dhe tani po përballemi me udhëheqësit e Serie A, të etur për të arritur një befasi tjetër pasi morëm pikë nga Lazio dhe Juventus’, tha mes tjerash Inzagi.

Ai e vlerësoi këtë ndeshje si të vështirë, por u shpreh optimist se mund të nxjerrin rezultat pozitiv në përballjen e së dielës.

LEXO EDHE:

Back to top button