fbpx

Fillimet e karrierës, Tayna ka kënduar “Ndarja” të Soni Malaj


Që në fillimet e saj të karrierës, Soni Malaj ka qenë një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe me hitet e saj ka inspiruar shumë breza. Edhe një nga reperet më në zë të momentint, Tayna, duket se ka qenë një fanse e Sonit para se të bëhej e njohur.

Ajo ka marrë pjesë në një ‘talent-show’ dhe ka zgjedhur të këndojë një nga këngët më të famshme të Sonit “Ndarja”, që vazhdon të dëgjohet njësoj edhe sot. Videon e kanë shpërndarë ‘fanpage-t’ e reperes dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë se  Soni vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë dhe mbase kjo video mund të jetë një spunto, për të parë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe Taynës.

LEXO EDHE:

Back to top button