Fillimi i mirë për Feniksin dhe Milluokin në “Play Off”

Basketbollistet e Feniksit dhe Miluokit shfrytëzuan fushën vendase dhe në ndeshjet e para të raundit të parë të “Play Off”-it, mposhtën Nju Orlinsin dhe Çikagon. Kampionët aktual të NBA-s, mundën Çikagon, me rezultat 93-86, në një sfidë me rivalitet deri në fund. Te Çikago u dallua Vuçeviç me 24 pikë e 17 kërcime, ndërsa në krahun tjetër, në efikas ishte Antetokounmpo me 27 pikë e 16 kërcime.

Skuadra e Feniksit, më e mirë në NBA, pas sezonit të rregullt, luftoi për një fitore bindëse ndaj Nju Orlinsit me rezultat 110-99 dhe konfirmoi që në fillim se do të ishte një surprizë e madhe nëse kjo seri zgjat më shumë se katër ndeshje. Kris Poll ishte më efikasi me 30 pikë, 7 kërcime, 10 asistime, ndërsa Devin Buker shtoi edhe 25 pikë e 8 asiste.

Fitore në sekondën e fundit arriti Boston, që mposhti 115-114 Bruklinin, në një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet. Irving me 39 pikë e Durant me 23 u përpoqën t’i japin fitoren ekipit të tyre, por pa sukses. Për Selltikun, 4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë: Tatum 31, Braun 23, Horford e Smart nga 20 pikë secili.

Pa problem fiton edhe Majami, ekipi që dominoi Konferencën e Lindjes. Skuadra e Majami Hit mundi 115-91 Atlanta, ndeshje ku u dallua Robinson me 27 pikë.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Majami – Atlanta, 115-91 (1-0)

Filadelfia – Toronto, (1-0)

Millouki – Çikago, 93-86 (1-0)

Boston – Bruklin, 115-114 (1-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Feniks – Nju Orlins, 110-99 (1-0)

Dallas – Juta Xhaz (0-1)

Golden Stejt – Denveri (1-0)

Memfis – Minesota, (0-1)

LEXO EDHE:

Back to top button