Fillkov: Funksionarët kanë obligim ligjor të japin llogari për shpenzimin e mjeteve buxhetore

Fillkov: Funksionarët kanë obligim ligjor të japin llogari për shpenzimin e mjeteve buxhetore

German Fillkov nga Qendra për Komunikime Qytetare në “Programi 200”, shprehet se çdo funksionar i zgjedhur apo emëruar e ka obligim ligjor që të jap llogari për shpenzimin e mjeteve buxhetore, madje nëse bëhet fjalë edhe për një denar. Sipas tij keqpërdorimi i mjeteve buxhetore të shtetit dhe mosdhënia e llogarisë shkakton revolt dhe dëshpërim tek qytetarët, sepse në fund të fundit bëhet fjalë për para të tyre, shkruan Alsat.

“Kanë të drejtë që të dëshpërohen sepse bëhet fjalë për para të qytetarëve. Gjithsecili dëshiron që të di se si na harxhohen mjetet. Tek ne nuk është ngritur aq shumë vetëdija se të gjithë funksionarët që i votojmë, i zgjedhim dhe ata më tej emërojnë drejtorë e kështu me radhë, se të gjithë ata jetojnë dhe punojnë nga të hollat tona, nga të hollat e qytetarëve dhe firmave që i paguajmë përmes tatimeve dhe nga këtu del nevoja dhe obligimi që për çdo denar të japin llogari se si i shpenzojnë, kjo është diçka që mungon. Dhe e dini se gjithmonë kur nuk ka informacione, lindin spekulimet”, tha German Fillkov nga Qendra për Komunikime Qytetare./Alsat.mk

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button