Fillkov: Në kohë krize janë shumë të rëndësishme transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia

Fillkov: Në kohë krize janë shumë të rëndësishme transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia

Ndaj të gjitha kritikave dhe presioneve qeveria shfajësohet me krizën, megjithatë në kohë krize janë shumë të rëndësishme transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia, kështu u shpreh në “Programi 200”, German Fillkov, nga Qendra për Komunikime Qytetare. Sipas tij shteti çdo vit huazon mjete për të plotësuar zbrazëtirat në buxhet, shkruan Alsat.

“Pikërisht në kohë krize është shumë e rëndësishme që të publikohen të gjitha informatat, të jepet llogari për atë se çka është bërë, si është realizuar dhe të tregohet dhe dëshmohet që është shumë e rëndësishme dhe që mungon tek ne se ‘shpenzimi është përgjegjësi’. Maqedonia është vend shumë i varfër, pavarësisht protestave ne çdo vit nga pavarësia e deri më tani huazojmë para nga vendet e huaja që ta kalojmë vitin, apo që të plotësojmë zbrazëtirat në buxhet”, tha German Fillkov, Qendra për Komunikime Qytetare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button