Fillon gjykimi i nobelistit, Ales Bialiatski në Bjellorusi

Fillon gjykimi i nobelistit, Ales Bialiatski në Bjellorusi

Në Bjellorusi ka filluar gjykimi ndaj aktivistit të burgosur për të drejtat e njeriut, Ales Bialiatski.

Bialiatski, ishte njëri ndër fituesit e Çmimit Nobel për Paqe në vitin e kaluar.

Ai dhe dy anëtarë të tjerë nga qendra e tyre për të drejtat e njeriut “Viasna”, ballafaqohen me dënim me burg deri në 12 vjet, në qoftë se gjykata i shpallë fajtorë për financim të protestave antiqeveritare.

Të tre u arrestuan gjatë protestave masive në vitin 2020, kur presidenti autoritar Alexander Lukashenko fitoi edhe një mandat të ri nga zgjedhjet. Lukashenko, i cili ndodhet në pushtet që nga viti 1994, ka shtypur opozitën dhe ka sulmuar mediat e pavarura, raporton AFP.

Protestat e organizuara nga “Viasna” në vitin 2020 zgjatën për disa muaj dhe autoritetet morën masa të ashpra ndaj protestuesve. Mbi 35 mijë persona u arrestuan, kurse mijëra të tjerë u rrahën nga policia.

LEXO EDHE:

Back to top button