Përballja “El Clasico” do të zhvillohet në Arabinë Saudite më 19 janar?

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të kenë mundësinë për t’u përballur me njëri-tjetrin vetëm pas pak ditësh. Tashmë është konfirmuar gjithçka. Më 19 janar do të ketë një ndeshje miqësore mes PSZH dhe disa prej lojtarëve nga Al Nassr dhe Al Hilal.

Portugezi u transferua pak ditë më parë te Al Nassr dhe premisat janë që ai të jetë pjesë e skuadrës që do të drejtohet nga trajneri Marselo Gallardo. Ky i fundi ka deklaruar se do të jetë ai trajneri që do të drejtojë skuadrën e formuar nga lojtarët e dy ekipeve nga Arabia Saudite. Ish-trajneri i River Plate ka në dorë për të ftuar CR7, i cili mund të vihet edhe një herë, ndoshta nga rastet e fundit të futbollit profesionist, kundër rivalit më të madh të epokës së tij.

“Dua t’ju them se do të drejtoj ekipin e Riyahd që do të përbëhet nga lojtarë të Al Hilal dhe Al Nassr kundër Paris Sen Zhermenit. Shihemi së shpejti, përqafime“.

Sytë e të gjithëve do të jenë pikërisht nga ata që kanë bërë mrekullinë në sportin më të dashur në planet në dy dekadat e fundit. Messi dhe Ronaldo mund të kenë “valsin e fundit” mes tyre, kjo tani mbetet ne dorën e dy trajnerëve.

LEXO EDHE:

Back to top button