Fillon realizimi i projektit për asfaltimin e rrugës “Straso Pinxhur” në Tetovë

Gazetar: Bashkim Sulejmani 

Ka rifilluar realizimi i projektit për asfaltimin e rrugës “Straso Pinxhur” në Tetovë, projekt ky që nisi para zgjedhjeve lokale, por u ndërpre pas ardhjes së përbërjes së re të komunës, me arsyetimin se ka shumë lëshime. Nisja e punimeve shkaktoi reagime të shumta për shkak të prerjes së e pemëve dhjetëra vjeçare të vjetra. Lista “Më mirë për Tetovën” ka kërkuar nga komuna që urgjentisht të sqarojë procedurën se si ka ardhur deri tek marrja e një vendimi për prerjen, shkruna Alsat.

“Si e keni marrë këtë vendim që e kanë sjellë këto bashkëpunëtorët tuaj. Reagimet e qytetarëve janë abnormale, andaj ju thirrëm në tel ju lajmëruam por nuk ju erdh mirë sms që të thash që erdhën skandalet e kryetarit të ri. le të tregoj memeti se nuk i kemi informatat në bazë të cilit vendim apo inspektor u bë, kush e aprovoi këtë vendim. po priten deri te shkolla e muzikës kryetar. ne një kryetare e çuam në shtëpi për këto punë”, tha Hamdi Sulejmani. këshilltar i Listës Më mirë për Tetovën

“Njëherë ne e dimë se si ka qenë rruga. ne e vonuam gjashtë muaj për ta bërë si duhet. mbjellja ka qenë siç ka qenë edhe rruga edhe infrastruktura këtu. ato dru do zëvendësohen me shumë më të mirë  edhe për bukurinë edhe për aspektin ekologjik” tha Bilall Kasami. kryetar i komunës së Tetovës

Rregullimi i rrugës “Strasho Pinxhur”, ka filluar që para gjashtë muajsh, apo një muaj para fushatës zgjedhore, dhe që atëherë nuk u asfaltua shkaku se përbërja e re e komunës, gjeti shumë lëshime në realizimin e projektit, për çka edhe dha urdhër për ndalimin e punëve deri në përpilimin e projektit të ri. Ankesat e banorëve tash e gjashtë muaj kanë qenë të përditshme, sidomos të pronarëve të rreth njëqind bizneseve të vogla, të cilët nuk punonin dot shkaku  i mungesës së kalimtarëve si pasojë e kushteve të këqija dhe papastërtisë në këtë rrugë. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button