Fillon samiti BE-SHBA

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian (BE), Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u takuan sot në Bruksel për Samitin BE-SHBA.

Biden u prit nga Von der Leyen dhe Michel në ndërtesën e Këshillit Europian.

Presidenti amerikan deklaroi se kanë një mundësi të shkëlqyer për të punuar me BE-në dhe NATO-n dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë.

“Amerika është kthyer dhe se SHBA-ja nuk është larguar asnjëherë plotësisht dhe se kanë marrëdhënie të shkëlqyera me BE-në dhe NATO-n”, theksoi Biden.

“Unë kam pikëpamje shumë të ndryshme nga paraardhësi im”, shtoi Biden, duke iu referuar ishpresidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Michel theksoi se ishte i lumtur që po priste presidentin amerikan, Bidenin në Bruksel.

“Ju jeni përsëri në Bruksel dhe SHBA-ja është përsëri në skenën globale. Ky është një lajm i shkëlqyer për aleancën tonë dhe për botën. Ne jemi të kënaqur të punojmë me ju për sfidat globale”, theksoi Michel.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen theksoi se katër vitet e mëparshme kishin qenë të vështira në marrëdhëniet SHBA-BE. Duke theksuar se bota dhe Europa kanë ndryshuar, ajo shtoi se po presin me padurim të punojnë me administratën e SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button