Filloristët e Shemshovës sot i janë rikthyer bankave shkollore

Filloristët e Shemshovës sot i janë rikthyer bankave shkollore

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Një ditë pas publikimit të lajmit në Alsat për mungesën e naftës në shkollën fillore të fshatit Shemshovë, Komuna e Jegunocit ka lëshuar një sasi të vogël nafte për shkollën ndërsa nxënësit i janë rikthyer mësimit.Drejtori i Shkollës Burhan Ejupi tha se ka marrë premtime nga Komuna se të premten do të publikohet shpallja për furnizim të lëndës djegëse për këtë shkollë.

“Shkolla u furnizua me naftë, fatmirësisht dje arritëm një marrëveshje me kreun e komunës dhe anëtarët e këshillit në mbledhjen që e patëm ku gjetëm një zgjidhje për të dalë nga situata e tanishme. Shkolla u furnizua me lëndë djegëse dhe mësimi sot vazhdon sipas Ligjit”, tha Burhan Ejupi, drejtor i Sh.F. “Shemshova” – Shemshovë.

Ai thotë se që nga fillimi i vitit shkollor gjashtë herë i është drejtuar Komunës për furnizim me naftë si dhe për atë se shkolla po shfrytëzon rezervat e fundit të naftës dhe çdo moment mund të ngelet pa të, por thotë se s’ka marrë asnjëherë përgjigje. Nga Komuna e Jegunocit edhe sot nuk pranuan të flasin për problemin me Shkollën në Shemshovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button