Filmi i ri i Netflix ka 60 milionë orë shikime, por komente të tmerrshme
Filmi i ri i Netflix ka 60 milionë orë shikime, por komente të tmerrshme

Komedia e re aksion e Netflix, “The Union”, është ngjitur në vendin e parë si filmi më i shikuar, duke sfiduar kritikët dhe shikuesit. Që nga publikimi i tij më 16 gusht, filmi ka kryesuar listën e 10 filmave më të shikuar në botë me 60 milionë orë shikime.
Filmi luan Mark Wahlberg në rolin e Mike, një punëtor ndërtimi në Nju Xhersi, i cili hyn në botën e superspiunëve pasi e dashura e tij e shkollës së mesme Roxanne (Halle Berry) i kërkon ndihmë në një mision inteligjence. Filmi mori vlerësime kryesisht negative nga shikuesit, me vetëm një pakicë që e konsideroi atë argëtues.