Sulmet masive ruse godasin Ukrainën për të dytën ditë

Sulmet masive ruse godasin Ukrainën për të dytën ditë

Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me një valë tjetër sulmesh, një ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha të kësaj lufte.

Alarmet për sulm ajror u lëshuan herët të martën, pasi vëzhguesit ukrainas zbuluan avionët rusë që lëshonin raketa hipersonike. Janë raportuar edhe sulme masive me dron, raporton BBC.

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se i gjithë vendi është nën kërcënimin e një sulmi me armë balistike.

Një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes tha se armatime precize me rreze të gjatë dhe me bazë detare ishin përdorur për të goditur stacionet e energjisë dhe infrastrukturën përkatëse në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë në Kievin, Lvivin dhe rajonet Kharkiv dhe Odesa.

Të paktën gjashtë persona vdiqën gjatë natës së të dielës deri të hënën dhe dhjetëra u plagosën pasi më shumë se gjysma e rajoneve të Ukrainës u sulmuan nga drone dhe raketa.

Infrastruktura e energjisë elektrike u godit duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qytete, ku u prekën edhe furnizimet me ujë.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i quajti sulmet “të egra”, duke thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë rrjetin energjetik të Ukrainës.

E Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dënoi siç tha “sulmet frikacake të raketave dhe dronëve të Rusisë ndaj infrastrukturës civile”.

Tre persona tashmë dihet se kanë vdekur në raundin e fundit të sulmeve.

LEXO EDHE:

Back to top button