“Final Four” do të zhvillohet pa spektatorë

Drejtuesit e Euroligës në basketball kanë vendosur që turneu përfundimtar të zhvillohet pa prezencën e tifozëve në tribuna. Ky vendim ësshtë sjell me qëllim që të ruhet shëndeti i basketbollistëve dhe spektatorëve. Qasje në palestrën sportive në Kelln, ku do të zhvillohet turneu “Final Four”, do të ketë një numër i limituar i gazetarëve, por edhe anëtarëve të ekipeve pjesëmarrëse.

 

Me këtë, zyrtarisht do të vihet fund një sezoni, i cili në pjesën më të madhe u zhvillua pa praninë e tifozëve në tribuna. Turneu final do të zhvillohet prej 28 e deri më 30 maj.

Qyteti i Kellnit mbetet organizator i këtij eventi, pasi pandemia “Covid 19” ndaloi garat e Euroligës në sezonin e kaluar dhe nuk kishte edhe fitues të këtij kompeticioni.

LEXO EDHE:

Back to top button