Shekerinska: Çështja me Bullgarinë s’mund të zgjidhet me qeveri teknike dhe pa negociator

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinsa në paraqitjes e saj të sotme tha se nuk pret ndryshime në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, përderisa nuk zgjidhet çështja me Bullgarinë, e cila për momentin nuk ka qeveri dhe negociator, transmeton Alsat. Shekerinska tha se vendi është i gatshëm për Samitin e BE-së në qershor, por që sipas saj disa gjëra nuk varen nga vendi ynë.

“Ne kemi përfunduar detyrimet tona, por ka gjëra që nuk varen nga ne. Nuk mund të presim ndryshim pa negociator në palën tjetër dhe me një qeveri teknike. Të gjitha raportet mbi reformat tregojnë se çështjet kryesore në të cilat kemi pasur ngecje, të tilla si proceset demokratike, të drejtat e njeriut, liria e medias dhe sundimi i ligjit, po përparojnë kudo. Por ka gjëra që nuk varen nga ne”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.,

LEXO EDHE:

Back to top button